Deri tani kemi dëgjuar të flitet në lidhje me përdorimin e korsesë pas lindjes së fëmijës, por çfarë rëndësie ka përdorimi i saj gjatë shtatzanisë? Sigurisht që i referohemi një korseje të posaçme për këtë periudhë, të cilat nuk e dëmtojnë aspak fëmijën. Ato kanë një funksion mbështetës.
Kur mund të vendoset korseja gjatë shtatzanisë?
Zakonisht kjo korse përdoret gjatë javëve të fundit të shtatzanisë por varet edhe nga nevoja që mund të ketë gruaja për ta vënë edhe më parë.
Për çfarë shërben kjo korse?
Gjatë 9 muajve të shtatzanisë trupi pëson një sërë ndryshimesh të cilat mund të shkaktojnë dhimbje tek gruaja, ose të paktën dhimbje lombare. Duke qënë se barku bëhet gjithnjë edhe më i madh, mund të lindë nevoja që të sigurohet një mbështetje e tillë në mënyrë që dhimbja e shpinës të reduktohet si pasojë e mbajtjes së një pozicioni më të mirë pas vënies së korsesë.
A është e dëmshme?
Jo, korseja nuk është e dëmshme as për nënën dhe as për fëmijën që ajo ka në bark, megjithatë jo të gjitha gratë arrijnë të përshtaten me të dhe ta mbajnë. Disa të tjera, pasi e provojnë nuk mund të qëndrojnë më pa të. Mbajtja e saj nuk është e detyrueshme, ju mund ta vendosni ose jo sipas nevojës që keni. Zakonisht më shumë nevojë për të kanë gratë që presin binjakë ose që kanë një fëmijë të shëndetshëm.