Libri fillon me fshatin, Tërnovën, që si një perlë e natyrës e fshehur mes maleve, ku jepet një mozaik shumë i ëmbël për të, me mrekulli, ku bjeshkët zënë vendin kryesor të përshkrimit. Më tej flet me shumë dashuri për bimësinë si dhe për ndërtimet karakteristike me gurë të gdhendur. Autori thekson se “Tërnova është e njohur dhe për prodhimin e rakive të ndryshme, si raki rrushi, kumbulle, por mbi të gjitha rakia e thanës, e cila është me të vërtetë e pakrahasueshme, kurative dhe e shijshme”. Nëpërmjet disa fotove i bën një përshkrim tërë florës dhe faunës së këtij fshati, që përfshihet në njësinë administrative të Zerqanit, ku shpalos bukuritë e natyrës dhe të shpirtit të tij atdhetar, gjithë lagjet që e përbëjnë Tërnovën.
libra shqiptar
libra te huaj
