Vëllimi i tretë i romanit “Secili çmendet sipas mënyrës së vet” , i autorit Stefan Çapaliku, rrëfen ngjarjet e ndodhura pas ‘90, në periudhën 1991-1997, ku jemi vetë dëshmitarë të atij realiteti, që solli ndryshime të mëdha, por që shkaktoi plagë sociale. Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin se:Liria punon. Ne ishim aty të pranishëm, si pjesë e ndryshimit e për tu tregu brezave për ngjarjet e ndodhura. Pasi ky roman i arrirë, me mjeshtërinë e autorit Stefan Çapaliku, tenton të thotë të vërtetën, aktualen dhe të komunikojë me lexuesin e tij.
libra shqiptar
libra te huaj
