Intervista Klinike e Strukturuar për DSM-5 Çrregullimet Versioni Klinik (SCID-5-CV) e udhëzon klinicistin hap pas hapi përmes procesit diagnostikues të DSM-5. Pyetjet e intervistes paraqiten përkrah kriterit përkatës të DSM-5, për të ndihmuar në vlerësimin e secilit kriter si “i pranishëm” apo “i munguar”.
SCID-5-CV, si një mjet unik dhe i vlefshëm, mbulon diagnozat më të shpeshta të DSM-5 të hasura në praktikën klinike, çrregullimet depresive dhe bipolare, spektrin e skizofrenisë, çrregullimet e përdorimit të substancave, çrregullimet e ankthit (çrregullimi panikut, agorafobia, crregullimi i ankthit social, çrregullimi i ankthit të përgjithësuar), çrregullimin obsesiv-kompulsiv, çrregullimin e stresit post-traumatik, çrregullimin e deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD) dhe çrregullimin e përshtatjes. Në të, do të mbulohen gjithashtu edhe 17 çrregullime të tjera të DSM-5
Falë funksioneve të gjithanshme, SCID-5-CV mund të përdoret në shumë mënyra. Për shembull, për të vlerësuar sistematikisht të gjitha diagnozat madhore të DSM-5 tek adultët, për të përshkruar një grup studimor popullate në aspektin e diagnozave të sotme psikiatrike dhe për të përmirësuar aftësitë intervistuese të studentëve në profesionet e shëndetit mendor ku përfshihen psikiatria, psikologjia, puna sociale në psikiatri dhe infermieristika në psikiatri.
Duke shtuar besueshmërinë dhe vlefshmërinë e vlerësimit diagnostikues të DSM-5, SCID-5-CV do të
shërbejë si udhëzuesi i duhur i intervistimit.
libra shqiptar
libra te huaj
