Një rrëfim i ndershëm e irrjedhshëm, nje lexim fatlum, qe es mban ngërthyer nga faqja e parë gjer tek e fundit. Nën çarçafët e dashurive të harruara, ëndrrat e mohuara te një djaloshi 23-vjeçar, aktor i porsadiplomuar, i emëruar për ndëshkim në një qytet të vogël provincial. I shkruar në vetë të parë, romani i Ardian Cergës shpalos histori të një kohe, që brezi ynë nuk mundet e as nuk duhet t’i harrojë
Anisa MARKARIAN
Një rrëfim i sinqertë për kohën kur nuk na donin të ishim të sinqertë, ku në qendër janë dashuritë e (pa)harruara. Eshtë historia e djaloshit 23-vjeçar të talentuar e plot sharm, që i ndërpritet e ardhmja si aktor duke e dërguar në province. Peripecitë që i duhet të kalojë, i japin ritëm rrëfimit. Janë trillime të vërteta këto të Ardian Cerges.
Rita PETRO
Eshtë një përjetim e rrëfim i mrekullueshëm i një epoke me një këndvështrin origjinal. dhjetëra detaje e ngjarje “te vogla”, por shumë domethënëse. Një narracion i bukur, i shtruar dhe mjaft pikant
Adrian CIVICI
Autori diku nga mesi i këtij rrëfimi thotë se gjithmonë e ka
ndier xhelozinë e meshkujve. Mbasi e mbarova se lexuari, m’u krijua përshtypja se me këtë liber Cerga do të bëjë xhelozë shkrimtarët”..
Muharrem COBO