Mjalti eshte 10% ushqim dhe 90% ilaç.
Mjalti nuk është një ushqim, mjalti është një mrekulli, një produkt unik dhe i vetmi që vjen nga bota bimore dhe ajo shtazore njëherësh. Mjalti është esenca apo shpirti i luleve dhe shpirti i bletëve. Ky shpirt unik jeton shumë gjatë, është gati i pavdekshëm. ….Mjalti nuk prishet duke përbërë një rast unik në botën e ushqimit tonë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon mjaltin si një trajtim për kollë dhe dhimbje të fytit, duke përfshirë fëmijët, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye për të menduar se mjalti është më pak efektiv sesa një ilaç tregtar.
