Një zinxhir i brishtë me unaza pafund.
Tjetrën te më e largëta sjell
Syri shenja vezhgon çdo kund
Çdo gjuhe trendafili flet
Për t’u bërë njeri krimbi mundohet
Duke valëzuar në spiralet e formes
Epoka jonë është retrospektive. Ndërton varrezat e etërve, shkruan biografitë, historitë dhe kritikat. Brezat e mëparshëm e shikonin perëndinë dhe natyrën ballë për ballë; ne, (e shohim) nëpërmjet syve të tyre. Përse nuk duhet që ne gjithashtu te krijojmë një lidhje të drejtpërdrejtë me universin? Pse nuk duhet që të kemi ne një poezi dhe filozofi mbi zbulimin dhe jo mbi traditën dhe një fe që buron nga zbulesa jonë, dhe jo historia e tyre? Të ngjizura për një stinë në natyrë, përmbytjet e jetës rrjedhin përreth e përtej nesh dhe na ftojnë drejt fuqive që na transmetojnë, ndaj veprimit të përpjesëtuar me natyrën.
libra shqiptar
libra te huaj
