Drama “Mëkëmbësi” ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet papa Piut XII, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë histori e mirëfilltë.
Debati mbi dramën u rihap edhe një herë shumë furishëm në vitin 2007, kur Ion Mihai Pacepa, një ish-spiun rumun, deklaroi se vepra kishte qenë pjesë e planit të KGB-së për të nëpërkëmbur Piun e XII-të. Ndërkohë gazetat kryesore gjermane ishin përgjigjur se “Hochhuth nuk e ka pasur të nevojshme ‘ndihmën’ e KGB-së për të treguar një të vërtetë historike.”
Njëra linjë e dramës mbështetet tek historia e Kurt Gesteinit, një ish-anëtar i SS-ve dhe dëshmitar okular i dhomave të gazit. Bazuar mbi historinë e “Mëkëmbësi”-t Costa Gavras, në vitin 2002, realizoi filmin me titull “Amen”.
libra shqiptar
libra te huaj
