Të gjithë kënaqemi nga masazhimi i kokës, qoftë nëse vuajmë nga kokëdhembja apo nëse jemi vetëm të lodhura. Mirëpo a e keni ditur se një nga përfitimet e masazhimit të skalpit është edhe nxitja e rritjes së flokëve?
Përderisa masazhi i kokës koncentrohet në tërë kokën- ballin, qafën etj., masazhi i skalpit e nxit rritjen e flokëve. Masazhimi i skalpit me qëllimin e nxitjes së rritjes së flokëve kërkon që të aplikohet presion në skalp duke përdorur gishtat. Kjo gjë bëhet duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut nëpër folikulat e flokëve, i rigjeneron rrënjët e flokëve dhe kondicionon skalpin. Folikulat e flokëve janë bërë nga qeliza hiperaktive, që kur kanë ngritje të oksigjenit e nxisin rrijten e flokëve. Masazhimi i zgjeron qelizat e ngushta në skalp dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut në folikula.