Përfitime dhe përdorime të vajit të Arganit
- Redukton plakjen e parakohshme
Siç u përmend , vaji i Arganit përmban një nivel të lartë të acideve yndyrore, në fakt, është i përbërë nga 80% acide yndyrore që luftojnë shenjat e plakjes të parakohshme. Përdorimi i rregullt i vajit është provuar në reduktimin e e thellësise dhe shpeshtësise të rrudhave, si dhe për zbehjen e njollave të moshës duke rivendosur elasticitetin e lëkurës dhe duke rritur normën rigjeneruese të qelizave të shëndetshme të lëkurës.
-
Eliminimi i irritimeve nga brisku
Irritimet nga brisku nuk janë vetëm të shëmtuara, janë edhe të dhimbshme. Vaji i Arganit ndihmon në qetësimin dhe shërimin e irritimeve nga brisku për meshkujt dhe femrat. Ngrohni disa pika vaj Argani në dorë dhe masazhojeni butësisht në zonën e prekur. Ju gjithashtu mund të vini re që numri i qimeve të rritura nën lëkurë zvogëlohet.
-
Mbron kundër demtimit mjedisor
Siç thamë më sipër, vaji i Arganit përmban një nivel të lartë të antioksidanteve, që ndihmojnë në mbrojtjen dëmtimeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve të shkaktuara nga rrezatimi UV. Në një studim në 2013 u demonstrua sesi vaji i Arganit shpejton shërimin nga dëmtimi. Melanina, që është pigmenti në lëkurë që ndihmon në mbrojtjen nga rrezet UV, është shumë e rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme. Vaji i Arganit është një inhibitor i biosintezës të melaninës, pra normalizon qelizat e lëkurës që kanë më shumë melaninë, duke e mbajtur të shëndetshme dhe të mbrojtur nga rrezet UV. Aplikimi i vajit të Arganit në lëkurat e dëmtuara nga rrezet UV mund të zbehë njollat nga dielli dhe shëron lëkurën e tharë nga mbiekspozimi në dielli.
-
Përmireson pamjen e lëkurës
Edhe nëqoftëse ju nuk keni probleme të lëkurës si aknet, ekzema apo rrudhat, ju mund të përfitoni nga avantazhet e vajit duke e përmirësuar pamjen e lëkurës, duke e zbutur dhe hidratuar. Saponinat që gjenden në vajin e Arganit ndihmojnë në aktivizimin e aftësisë rigjeneruese të qelizave të lëkurës, duke mbajtur organin më të madh dhe të rëndësishëm të trupit tuaj të shëndetshëm dhe të fortë.
-
Riparon majat e flokëve
Kur aplikohet në flokë, vaji parandalon tharjen dhe dëmtimin nga faktorët mjedisore. I pasur me vitaminë E, vaji i Arganit ushqen flokun, riparon majat e ndara, rrit shkëlqimin e flokut dhe pamjen e përgjithshme të flokut.
Mund ta përdorni si një balsam për të ndihmuar riparimin e majave të ndara dhe për të parandaluar elektrizimin.
-
Kurim i flokëve të thatë e të brishtë
Përveç përdorimit të vajit të Arganit si një balsam për të riparuar majat, nëqoftëse floku juaj është i thatë ju mund ta përdorni si një trajtim të thellë gjatë natës për të zbutur dhe hidratuar flokun. Për ta bërë këtë, ngrohni 5-10 pika në duar dhe masazhojeni ne skalp. Vazhdoni aplikimin në gjithë gjatësinë e flokut. Në mëngjes lani flokët si zakonisht. Përsëriteni një herë në javë, ose nëqoftëse keni zbokth ose flokë të thatë përdoreni dy herë në javë derisa të zgjidhet problemi.
-
Mbron floket tuaj nga stilimi
Në ndryshim nga shumë agjentë stilues që mund të shkaktojnë dëmtim afatgjatë të flokëve si pasojë e kimikateve që përmbajnë, vaji i Arganit ushqen flokun dhe riparon dëmtimet. Para se të stiloni ose thani floket, merrni 2-3 pika vaj dhe shpërndajeni në floke, duke i mbrojtur në këtë mënyrë flokët nga nxehtësia.
-
Trajton rënien e flokëve
Ky vaj ndihmon në parandalimin e rënies të flokëve dhe nxit rritjen duke e trajtuar skalpin 3 herë në javë. Për të përdorur vajin e Arganit për trajtim kundër rënies aplikoni disa pika vaj në duar dhe masazhojeni në skalp me lëvizje rrethore. Vazhdoni masazhin për 15 minuta për të lejuar vajin të penetrojë në skalp dhe për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Bëjeni këtë 3 herë në javë dhe do shikoni përmirësime në rënie, fortësi dhe gjatësi të flokut.
libra shqiptar
libra te huaj
