Historia e vërtetë e familjes Stilton
Ishte një mbrëmje e vakët vere, kur vendosëm të shkruanim këtë libër. Bashkë me Mjaullimin po pinim një aperitiv te “Miu i Madh i Kopakabanës”, një nga lokalet më në modë të Miushërisë.
Me nga një pjatë me copa djathi talexho përpara dhe një lëng me shije djathi të shkrirë, po diskutonim për suksesin e bujshëm të librit tonë ku ishim bashkëpunëtorë, pra, le të themi, i shkruar me katër putra:
“Historia e vërtetë e Jeronim Stiltonit”.
