Udha më e mirë është udha fisnike tetëshe. Të Vërtetat më të mira janë Katër të Vërtetat e Mëdha. Gjendja pa pasione është gjendja më e mirë mendore. Njeriu që ka vizion (cakkhuma) është më i miri i dykëmbëshve”
Buda
Dhammapada, ose e njohur ndryshe si rruga drejt së Vërtetës është një libër i krijuar nga grumbullime dhe koleksione të mësimeve të Budës, që mendohet se ai ka rrëfyer te njerëzit e tij pak minuta pasi ka arritur Ndriçimin. Çdo frazë e gjetur në Dhammapada është përmendur në kohë të ndryshme dhe në situata të caktuara, që më pas janë përmbledhur në kapituj me një natyrë të ngjashme. Situatat i referohen ngjarjeve reale që ndodhnin në manastiret dhe komunitetet budiste.
Fjala Dhammapada është një fjalë e përbërë nga Dhamma dhe Pada. Dhamma mendohet të quhet doktrina e mësimeve të Budës, ose doktrina e së vërtetës, ndërsa Pada do të thotë këmbë, duke formuar kështu Rrugën drejt së Vërtetës ose Dhammapada. Vargjet e shkrurara në Dhammapada kanë magjinë të prezantojnë mënyrën e të jetuarit sipas budistëve te të gjithë dhe t’i bëjnë të gjithë njerëzit të kuptojnë se është diçka e arritshme. Libri përbëhet nga 26 kapituj, barazuar me 423 vargje gjithsej. Vargjet kanë një kalim nga niveli mendor i mënyrës budiste të të jetuarit, drejt nivelit fizik, ku morali flitet në terma dëshirorë dhe epshore. Në fund është zgjedhur të shpjegohen karakteristikat e një njeriu të Ndriçuar dhe një Brahmana.
libra shqiptar
libra te huaj
