Na ishte njëherë e një kohë, një njeri i quajtur Jack Gilbert, i cili
nuk ishte lidhur me mua – për fat të keq për mua.
Jack Gilbert ishte një poet i madh, por nëse nuk ke dëgjuar kurrë për të, mos u shqetëso për këtë gjë. Nuk është faji yt. Asnjëherë nuk i interesonte shumë të njihej.
Por unë e dija për të dhe e doja shumë nga një distancë e
respektueshme, kështu që më lejoni t’ju tregoj për të. Jack Gilbert lindi në Pittsburgh në 1925 dhe u rrit në mes të tymit, zhurmës dhe industrisë së atij qyteti. Si i ri punoi në fabrika dhe mullinj çeliku, por që në moshë të vogël u thirr për të shkruar poezi. Ai iu përgjigj thirrjes pa hezitim. Ai u bë poet ashtu si njerëzit e tjerë bëhen murgj: si një praktikë devotshmërie, si një akt dashurie dhe si një angazhim i përjetshëm për kërkimin e hirit dhe transcendences. Mendoj se kjo është ndoshta një mënyrë shumë e mirë për t’u bërë poet. Ose në realitet të bëhesh çfarëdo që të thërret zemrën dhe të sjell në jetë
libra shqiptar
libra te huaj
