Produktii siguron heqjen e gërvishtjeve, lustrimin dhe pastrimin e fenerëve të zverdhur dhe të zbehur.
Pas aplikimit, fenerët do të duken si te ri.
Përdorimi:
Fillimisht, lani dhe pastroni sipërfaqen që do të trajtoni me shampo, më pas mbuloni skajet me shirit maskues.
Hedhim pasten nr 1 ne anen e zeze te sfungjerit dhe fillojme aplikimin mbi fener.
Aplikoni presion të moderuar dhe fërkojeni me lëvizje rrethore derisa të jeni të sigurt se zverdhja është zhdukur.
Nëse thahet, njomet me ndihmën e spërkatjes me ujë.
Pas kësaj procedure nuk duhet të mbetet asnjë zverdhje.
Lani sipërfaqen e fenerëve dhe sfungjerin ne menyre qe te jete i paster per proceset e tjera.
Më pas lyeni sfungjerin me pasten nr 2 dhe aplikojeni mbi fener.
Duke përdorur anën e zezë, ushtroni presion të moderuar në sipërfaqen e fenerit dhe fërkojeni me lëvizje
rrethore derisa të ketë shenja transparence.
Nëse gjatë këtij procesi thahet siperfaqa, njomet me sprucim uji.
Lani sipërfaqen e fenerëve dhe sfungjerin ne menyre qe te jete i paster per proceset e tjera.
Më pas lyeni sfungjerin me pasten nr 3 dhe aplikojeni mbi fener.
Duke përdorur anën e zezë, aplikoni presion të moderuar në sipërfaqen e fenerit dhe fërkojeni me lëvizje rrethore derisa të arrihet transparenca e dëshiruar.
Kur të arrijmë shkëlqimin e dëshiruar, përfundoni aplikimin, mos e lani.
Me pas pastrojeni tërësisht sipërfaqen me leckë mikrofibër qe gjendet ne paketim.
Fërkojeni derisa të shkëlqejë.
Prisni që të thahet për rreth 30 minuta.
Mos e prekni ose fshini sipërfaqen pas tharjes.