Bum.al është platformë online ku çdo individ apo subjekt mund të kryejë veprimtari tregtare, të blejë, të shesë produkte/mallra në mënyrën më të shpejtë dhe transparente.

Bum.al është subjekt i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe paguan të gjitha detyrimet ndaj institucioneve përkatëse të Republikës së Shqipërisë në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Qëllimi ynë në radhë të parë është tu ofrojmë konsumatorëve shërbim të shpejtë, cilësor dhe çdo subjekti, biznesi apo individi që do të jetë pjesë e bashkëpunimit në tregtimin e produkteve në bum.al, mundësi që të zgjerojnë aktivitetin duke shtuar të ardhurat në një kohë rekord.

Çdo shit-blerje përbën një marrëveshje midis klientit dhe subjektit bum.al.

Blerësi – Çdo blerësi të platformës bum.al i ofrohet shërbim i shpejtë,cilësor dhe trajtohet me seriozitetdhe korrektësi në mënyrë që ti vihet në dispozicion produkti që porosit pikërisht ashtu si është përshkruar në faqën tonë të internetit.Të gjithë blerësit që do të krijojnë llogari do të kenë mundësi të përfitojnë oferta dhe promocione në bazë të blerjev të kryera.

Shitësi –Çdo individ, subjekt apo biznes i të gjitha përmasave, që dëshiron të shesë produktet/mallrat e tij apo të ofrojë shërbime në platformën bum.al, të ketë rritje të të ardhurave, zgjerim të biznesit, promovim të fuqishëm të tij, mund të jetë pjesë e bashkëpunimit në platformën bum.al duke përfituar kushte favorizuese në shërbimin që do tu ofrohet dhe siguri nëpërmjet marrëdhënieve kontraktore në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Kupon – Është një vlerë lekësh, ose ulje çmimit në përqindje,  që u jepet në dispozicion blerësve për ti shpenzuar/aplikuar në platformën elektronike www.bum.al sipas promocioneve të caktuara.