Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë së popullit
shqiptar dhe të ndërtimeve në veçanti. Studimi i tyre ka mundësuar që të kuptojmë më mirë si ndërtimet e kohës, nivelin dhe shtrirjen e tyre, ashtu dhe të dëshmojë për dukuri të tilla historike, si rezistenca ndaj pushtuesit,
procesi i islamizimit të popullsisë shqiptare dhe në përgjithësi, për periudhën e sundimit osman në Shqipëri, fillimin e ngritjes ekonomike të vendit dhe, në veçanti, i qyteteve. Me këto studime është arritur të njihen më mirë dhe kontributi i arkitektëve dhe ndërtuesve shqiptarë, si në atdheun e tyre ashtu dhe në qendrat e Perandorisë Osmane.
libra shqiptar
libra te huaj
