Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin. Kur në skenën e krimit vjen Colomba Caselli, ajo kupton se në rindërtimin e ngjarjes ka diçka që nuk shkon. Colomba është tridhjetë vjeçe, është e bukur, atletike, dhe me karakter të fortë, por nuk është më në shërbim. Ajo ishte larguar nga detyra pas një ngjarjeje tragjike ku kishte qenë dëshmitare. Megjithatë, nuk i reziston dot tundimit të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të jetë një police, një ndër më të mirët. Shefi i saj e di këtë, ndaj dhe i kërkon që të vazhdojë hetimet pa tërhequr vëmendje, duke e vënë në kontakt me Dante Torre-n, që njihet si “njeriu i silosit”, një ekspert për personat e zhdukur dhe fëmijët e abuzuar. Ai është një gjeni, me aftësi të pabesueshme deduktive, por edhe me fobi dhe paranoja shqetësuese. Në fëmijëri, Dante-n e kanë rrëmbyer dhe, ndërsa bota e mendonte të vdekur, ai u rrit i mbyllur brenda një silosi, ku u shkolluar nga kontakti i tij i vetëm me botën, individi misterioz që Dante e quante “Babai”. Kërkesa që i bën Colomba për t’iu bashkuar hetimeve do ta vërë përballë makthit të tij më të keq. Sepse pas zhdukjen e fëmijës Dante zbulon dorën e “Babait”. Por nëse është kështu, pse rojtari i tij ka vendosur të kthehet dhe të godasë përsëri pas kaq shumë vitesh? A do të mundet Colomba të besojë tek intuita e “aleatit” të tij, apo Dante po e udhëheq drejt një gjuetie fantazmash?
libra shqiptar
libra te huaj
