– Mirë Vilhelm. Jeta jote dhe e djalit tënd varet nga zotësia jote. Pa provoje të godasësh një mollë mbi kokën e djalit tënd nga 100 metra largësi. Pas këtij propozimi, fytyra e Vilhelmit u zverdh e tëra. Njerëzit ishin gati për protestë dhe mezi i mbante vendi. – Imzot, mos e kërkoni nga unë një gjë të tillë! – tha Vilhelmi dhe djersët po i rridhnin nga balli. – Nuk mund t’ia bëni një babai këtë. – Babi, unë nuk kam frikë.Ti je gjuetar i zoti. Unë jam gati, – i thoshte i biri. – Mjaft! Le të fillojë spektakli, sot dua të shikoj teatër! Vilhelmi ishte zverdhur i tëri. Pa njëherë Geslerin, pastaj turmën që kishte heshtur e tëra. Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën. Gratë kishin ulur sytë përtokë, ndërsa burrat nuk gjenin guximin të shikonin.
libra shqiptar
libra te huaj
