“Krejt vepra ime do të jetë një ditë një tërësi e pandashme. Po bëj […] një Bibël, jo Bibël hyjnore, por Bibël njerëzore”.
Poet, dramaturg, romancier, eseist, pamfletist dhe artist i jashtëzakonshëm, Viktor Hygoi (1802-1885) shkaktonte reagime nga më pasionantet. Vetë jeta e tij do të mbante vulën e të veçantës dhe të përjashtmit, nga lindja deri te funeralet në shkallë kombëtare, kur u përcoll për në banesën e fundit nga më shumë se një milion vetë. Proteus me gjenialitet të paparë, përkrahës i flaktë i përparimit të jetës shoqërore, lirisë së shtypit dhe heqjes së dënimit me vdekje, ai ndikoi fuqimisht në zhvillimin e ideve letrare, morale e politike të shekullit XIX. Viktor Hygoi? Ja një Fat i përjetuar aq veçmas, ja një Vepër e përplotë. E në këtë mes, ja Njeriu, i shfaqur këtu nga Sandrine Fillipetti në krejt larminë dhe frymëmarrjen e vet: “Tani i shpalosur, nuk jam më veçse një dëshmitar i Perëndisë”.
libra shqiptar
libra te huaj
