15. Duke u bazuar në dokumente të shumtë të institucioneve zyrtare përkatëse , ushtarake dhe administrative të kohës, ky libër bën radiografinë e një plage traumatike që ka përjetuar popullsia muslimane në Ballkan në vitet 1821-1922, veçanërisht në çerekun e fundit të shekullit XIX dhe në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX , kur Perandoria Osmane po dobësohej dhe orekset shoviniste të Serbisë dhe Greqisë po bëheshin gjithnjë më agresive : spastrimi etnik , masakrimi dhe dëbimi i dhunshëm i popullsisë myslimane të ketij rajoni nga trojet e veta. Ndonëse nuk ka të dhëna të detajuara për popullsinë muslimane shqiptare që përjetoi një fat të tillë tragjik, ky libër u ofron studiuesve shqiptarë një sfond shumë të pasur të dhënash për të trajtuar me kompetencë profesionale një problematikë të tillë,kaq të ndërlikuar dhe të diskutueshme.