Libri “Ushqimet që shpëtojnë jetë” jep këshilla të vërtetuara shkencërisht për parandalimin e sëmundjeve më vdekjeprurëse, si: sëmundjet e zemrës, kancerin e gjirit, kancerin e prostatës, sëmundjet e lidhura me tensionin e lartë dhe diabetin. Ai gjithashtu paraqet përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore, që mund të arrihen me një regjim shumë të thjeshtë. Bazuar në studimet shkencore më të fundit, “Ushqimet që shpëtojnë jetë” ekzaminon në mënyrë të detajuar secilën nga sëmundjet më të përhapura të ditëve të sotme, duke iu kushtuar secilës prej tyre nga një kapitull të plotë, ku shpjegohet si dhe pse, nëse shtojmë konsumimin e disa ushqimeve dhe shmangim disa të tjera, mund të reduktojmë në minimum rrezikun e sëmundjes apo rikthimin e saj. Duke e vënë theksin në historikun shëndetësor familjar, por pa përjashtuar nevojat individuale, dr. Michael Greger paraqet një regjim praktik që ju ndihmon të merrni vendimet e shëndetshme.
libra shqiptar
libra te huaj
