Nikos Kazanxaqis mbetet një prej prozatorëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, romancieri, pa dyshim, më i lexuar grek përtej kufijve të gjuhës së vet dhe, me sa është vënë re, ndër më të dashurit për lexuesit tanë.
… Le të kemi parasysh se kur ishte për herë të parë ndër kandidatët kryesorë të çmimit Nobel, ai ende nuk i kishte shkruar ato pesë a gjashtë romanet për të cilët në të ardhmen do t’i nderohej më së shumti emri.
Faqet që i jepen nëpërmjet këtij botimi lexuesit shqiptar, ky stërnip i denjë i El Grekos, i shkroi pak muaj para se vdekja t’i ngrinte frymës së tij vërshimtare më të pakapërcyeshmen e digave. I shkroi duke u mbështetur në ditarin që kishte mbajtur, aty e dyzet e ca vjet më parë, gjatë një udhëtimi në Malin e Shenjtë, së bashku me mikun e tij më të ngushtë, poetin e jashtëzakonshëm, Angjelos Siqelianos.
… Disa nga faqet më të shkëlqyera që la pena e tij. Gjë që shpresoj ta vërejë vetë lexuesi ynë, i cili ka për të gjetur, edhe këtu, Kazanxaqisin që ka njohur dhe temën më të rrahur prej tij: përballjen e vështirë dhe marrëdhënien e ndërlikuar mes njeriut dhe Zotit.
libra shqiptar
libra te huaj
