Mendimet e shtjelluara në librin “Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike” janë vënë në zbatim në fushën politike, diplomatike, ekonomike dhe tekniko – shkencore. Në këtë libër rëndësi nuk i kushtohet shtjellimit të teorisë ushtarake, por zbatimit praktik të strategjisë ushtarake.
Në të shprehet mendimi se përballë situatës në betejën e luftës, që ka paqartësi të shumta dhe që ndryshon në çdo çast, gjëja më e rëndësishme për fitoren mbi armikun është që të bëhet shpejt gjykimi i saktë dhe të merret masë e drejtë përballuese.
Në këtë vepër, mendimet strategjike dhe taktike të Kinës së Lashtë përmblidhen shkurtimisht në 36 skema betejash dhe secila prej tyre tregon qëllimin e qartë dhe zbatimin praktik. Ndër to ka më shumë dredhi të fshehta, të çuditshme, të ndryshueshme dhe të papërfytyrueshme.
Në këtë libër, skemat strategjike dhe taktike janë emërtuar me idioma dhe fjalë të urta të gjuhës kineze, që përdoren dendur në pjesët teatrore dhe romanet kineze. Në këtë libër, me një gjuhë të kuptueshme dhe me shembuj tipikë të luftës ose të jetës së përditshme, shpjegohen të fshehtat e këtyre skemave. Përshkrimet janë interesante, të sakta dhe të kuptueshme, prandaj ai u pëlqen shumë lexuesve.
libra shqiptar
libra te huaj
