Autori i këtij libri me tregime mund të konsiderohet jo vetëm një vijues i denjë i “shkollës letrare” të Devollit, prej së cilës studiuesit e historisë së letërsisë kanë përveçuar emrat e Dritëro Agollit, Teodor Laços, Skënder Rusit, Sotir Andonit, por, falë edhe avantazhit të atij që vjen pas dhe në një kohë me më shumë liri, rrëfimi i tij artistik vazhdon të rrisë interesin e lexuesit.
“E puthura” e re e Andon Andonit (kështu titullohet libri i radhës), ashtu si prozat e mëparshme të këtij autori, nuk e kanë magjinë te teknikat e gjuhës apo metaforat. Ndryshe nga shkrimtarë të tjerë, ai duket sikur nuk e sheh të nevojshme të shpikë as subjekte, as personazhe dhe as fabula.
Pasaporta e personazheve, lënda e parë dhe dekori i tregimeve të tij pothuaj dihet paraprakisht: Devolli dhe devollinjtë. Me fjalë të tjera, i mjafton “katundi” i tij për të bërë letërsi qytetare, pra, letërsi përtej kufijve dhe kufizimeve gjeografike.
Me Andonin ndodh ai proces që ndodh me verën para se ajo të behet gati e të serviret në tavolinë; fermentimi. Dhe ky proces kërkon mjeshtëri që nuk e zotëron kushdo. Tregimet e këtij shkrimtari të lënë shijen e një vere të mirë, të këndshme; të bëjnë të duash dhe të të duan.
Tregime
800 L
Autori: Naimi
Viti: 2021
Faqet: 295
SKU: 9789928234742
Categories: Autorë Shqiptarë, Libra, Libra Shqip
Related products
2,090 L
Libra
1,590 L
1,390 L
1,890 L
1,700 L
Libra
1,190 L
1,250 L
1,790 L