“Tregime të natyrshme dhe të mbinatyrshme”, përmbledhje me tregime nga shkrimtari meksikan Carlos Fuentes (përkthyer prej origjinalit nga Bajram Karabolli). Fuentes (1928-2012) është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të “boom-it” të letërsisë hispano-amerikane të shek. XX, sikurse një ndër zërat më origjinalë të letërsisë botërore të periudhës. “Tregime” përmbledh disa nga tregimet e novelat më të mira të krijimtarisë së gjerë të autorit: “Aura”, “Çak Mol”, “Malincina e makiladorave”, “Vija e jetës” e të tjera.
libra shqiptar
libra te huaj
