I shkruar në vitin 1763 nga Volter “Traktati i tolerancës” është kthyer në bestseller jo vetëm në Francë pas ngjarjeve në revistën satirike “Charlie Hebdo”. “Toleranca dhe harmonia fetare, nuk i ka bërë keq askujt, është mostoleranca ajo që ka shkaktuar këtë kasaphanë në të cilën jemi bashkëjetues”. Kështu shkruan Volter më vitin 1763 në librin “Traktat mbi tolerancën”, një nga librat më të mirë të shkruar ndonjëherë për besimin fetar dhe raportin mes fesë dhe individit.
Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke shkruar këtë traktat mbi tolerancën.
Aty ai paraqet të gjitha gjasat e rreme dhe mangësitë e padisë së procesit kundër plakut Kalas dhe shpjegon se si paragjykimi kundër protestantëve shtyu njerëzit dhe gjykatësit të merrnin vendimin më të rëndë: dënimin me vdekje. Gjykata e Tuluzës, më 9 mars të vitit 1762 , megjithëse ky nuk ishte një krim i kryer prej tij, pasi i biri kishte vrarë veten. Torturat ndaj Kalasit e bënë atë të pranonte krimin.
Volter e merr këtë histori të ndodhur në Tuluzë për ta kthyer në një himn të akuzave që bëheshin në emër të fesë, dhe se si kjo e fundit shpesh keqinterpretohej duke u akuzuar dhe për krime.
libra shqiptar
libra te huaj
