Ndërsa VEPRA 2, që përmbledh tregime dhe novela, ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën, pavarësisht se në ç’kushte kjo zhvillohet, ka të bëjë me shkollën e dytë të njeriut, atë themeloren dhe të fundit, ku të gjitha ç’janë fituar në jetë gjatë edukimit vihen në provë.
Teksa lexon vëllimin e dytë të duket sikur janë ca ngjarje të lexuara, të dëgjuara e të para diku dikur, ngjarje të përjetuar, që na paraqesin një jetë në paqe e në luftë, si një jetë që mes paqes ka luftën e saj.
Është një vëllim që na fton për të njohur veten, jetën, për të mësuar ç’është parësore dhe ç’është e dorës së dytë, cili është kuptimi i jetës së individit dhe ç’vend zë shoqëria.
Arti i madh të fton në të tilla mendime.
libra shqiptar
libra te huaj
