Eliot-i arrin t’i dëgjojë Muzat-sirena, ndonëse me ndërprerje, vetëm atëherë kur ai ka flakur konvulsionet e nervave të tij në forma të rregullta mbi ekranin estetik të tekstit. Të bëjë përpjekjet e ndarjes kompozicionale – të vështrojë brenda çmendurisë së vetes prej anës së jashtme të kesaj çmendurie, të ndërgjegjësohet për modelin e vet karakterizues dhe t’i gjejë atyre një ekran ku mandej t’i hedhë ato – kjo është detyra që i kërkohet poetit. Kur Eliot-i pa dhe kuptoi që qe i aftë ta bënte këtë përmes një sistemi të paepur gjuhësor, ai u bë shkrimtari që patë dëshiruar së brëndshmi të ishte. Bota e kuptoi këtë arritje të rrallë, sikurse do ta bëjë përherë. Janë të pakët ata persona në çdo brezni të cilët arrijnë t’i bëjnë të dukshme emocionet e brendshme njerëzore nëpërmjet një strukture ritmike gjuhësore e që sjell një ndjeshmëri estetike, teksa tejmbart, në një menvrë trans-historike, ndjesinë e të jetuarit në një periudhë të caktuar historike. Ne i quajmë këta persona poetë: e ndërsa u bë i tillë, Eliot-i qe kristalizuesi i përgjigjeve emocionale për mbarë epokën ku jetoi.
libra shqiptar
libra te huaj
