Dy gjysmëvëllezër, janë karakteret gati të vetmuara të këtij rrëfi mi. Mishel Zherzinski, një shkencëtar superan dhe Brunoja, një mësues i pafat. Ata janë të dy frute familjesh të ndara, dhe po aq ndarje dhe vetmi u derdh edhe shoqëria, pjesë e së cilës janë.
Brunoja e gjen shpëtimin tek seksi, shpesh edhe duke abuzuar. Misheli është ithtar i shkencës, një biolog i joshur nga profesioni i tij asisoj, sa nuk arrin të ndërtojë dot një jetë të tijën personale.
Për të dashuria mbetet një mirazh i ftohtë dhe i largët. Por, sa për ta shtënë lexuesin në dromca shprese, Michel Houe llebecq u jep mundësinë personazheve të tij që ta rrokin atë që
mund të quhet dashuri.
Por në qendër të botës, mëshon idenë e tij të përjetshme autori, është seksi dhe jo dashuria, e cila, duke qenë aq ideale, është vetëm një vagulli në këtë shoqëri konsumizmi dhe kalkulimi. Edhe në këtë rrëfi m, Misheli në fund të historisë humb, si shpesh karakteret e Houellebecq, si shpesh vetë Houellebecq bën me shoqërinë tonë, si të jetë i lodhur nga adhurimi ynë ndaj tij.