Ihkrimi programor i Meinong-ut “Mbi Teorinë e Objekteve” zë një pozitë të shquar si nga aspekti i historisë së filozofisë ashtu edhe nga aspekti sistematik i filozofisë. Fillimisht ky shkrim i shërbeu Meinong-ut si hyrje në veprën me grup autorësh që ai e redaktoi, Hulumtimet mbi teorinë e Objekteve dhe psikologjinë (1904a) [gjerm.: Untersuchungen zur Gegenstandstheorie und Psychologie] me rastin e ekzistencës dhjetë-vjeçare të Laboratorit Psikologjik të Universitetit të Gracit, sepse në vitin 1894 ai e pati themeluar laboratorin e parë eksperimental psikologjik të monarkisë Austriake. Meinong-u ishte më pak i shqetësuar për ta dhënë një hyrje në dhjetë kontributet tjera të shkruara nga studentët e tij, sesa me paraqitjen për herë të parë të qartë të pikëpamjes së tij për një lloj të veçantë të ontologjisë, përkatësisht “teorinë e Objekteve”, të cilën ai e pagëzoi në këtë mënyrë. Kjo është një teori ontologjike apriorike që sistematikisht prezanton dhe shqyrton jo vetëm Objektet ekzistuese, por edhe ato jo-ekzistuese, madje edhe Objektet paradoksale, si raste kufitare.
libra shqiptar
libra te huaj
