“Lirimi u zhvendos për një moment në krahun verior dhe iu drejtua banakut, ku një derë të hapte korridorin e vogël ku ishte tualeti. Hyri brenda dhe u përball me pasqyrën e madhe në faqen e murit. lu afrua pasqyrës dhe pa përballë shëmbëlltyrën e tij. Shkoi dorën mbi flokët e drejtë e të ashpër si të kreshtës së kalit, hapi gojën, pa dhëmbët e bardhë dhe rrotulloi nofullat që ngjanin me ato të një kafshe mishngrënëse, që e bënin të veçantë nga të tjerët. lu kujtua thënia e Dekartit, filozofit të jetës njerëzore, i cili në një pozicion të njëjtë para pasqyrës, kishte folur i habitur: ‘Paska dhe një tjetër Dekart?!””