…Shtëpinë e gjeta shpejt. E njohura e re po më priste sipër në ballkonin e katit të dytë të një shtëpie jo shumë të madhe. Por kati përdhes qe ndërtuar krejt beton, i mbyllur, pa asnjë dritare. Vajza më bëri shenjë që të ngjitesha lart, por në muret e jashtme të ndërtesës, të lëmuara, nuk dukej asnjë portë dhe vetëm kur i rashë rrotull, gjeta një hyrje që më futi direkt në një korridor të ngushtë katror, ngritur vertikal deri në katin e sipërm, fare pa shkallë. M’u desh të kacavirresha e fshikesha rrëshqanthi në muret e betonuara e të lëmuara të atij lloj pusi katërkëndësh, duke u tërhequr krahëve prej të zotëve të shtëpisë….
Çmimi: 900 Lekë
libra shqiptar
libra te huaj
