libri me titull “Shqiptarët me Pushkë e Penë për Gjuhën Shqipe e Mëmëdhenë, përbëhet nga tri pjesë. Pjesa e Parë titullohet “Shqiptarët Pellazgët Moderne”. Në këtë pjesë përfshihet një histori e shkurtër e shqiptarëve nga periudha pellazgjike deri në ditët e sotme, trajtohen zhvillimet historike gjatë dyndjeve sllave, bullgare, serbe e walache si dhe platformat e tyre antishqiptare. Në pjesën e parë janë përfshirë shkurtimisht përplasjet e perandorive të asaj periudhe historike, dhe synimet e tyre për t’u shtrirë në Ballkan.
