“Ky punim, me tharm të mirëfilltë shkencor, përbën një arritje të rëndësishme në shkencat tona të komunikimit dhe na vjen si fryt i një pune të vazhdueshme kërkimore të autores mbi një objekt të formuluar qartë: mbi kuptimin e shkëmbimit të mesazheve midis “gjuhës burim” dhe “gjuhës shenjë”, që është vërtet tërësisht në dorën e përkthyesit, por që shërben njëkohësisht si “filtër” i një bashkëbisedimi të arrirë midis entiteteve etnike me gjuhë dhe kulturë të ndryshme. Autorja e ka konceptuar veprën e saj jo thjesht dhe vetëm me syrin e teknikave të përdorura për ta kuptuar veprën e La Fontenit në shqip, por ajo e vendos atë në kornizat e një analize më të gjerë sociale, duke iu referuar përmbajtjes dhe rëndësisë së fabulave si një përgjithësim i problematikës së shoqërisë franceze të shekullit XVII dhe, po ashtu, mënyrës se si i kanë “folur” ato me gjuhën e mendimtarit të madh realitetit dhe audiencave shqiptare në kohë të ndryshme kur vepra e tij u botua në shqip”, Prof. Dr. Aleksandër Dhima.
libra shqiptar
libra te huaj
