Doktori në fushën e drejtësisë Nuçi Kotta, me veprën Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grek shpalos me argumenta shkencorë tezën se shqiptarët janë pasardhës trako-ilir, duke u mbështetur në dokumente të autorëve të huaj. Kjo vepër në publikimin e tij në vitin 1946, tërhoqi vëmëndjen e historianëve dhe diplomatëve të kohës si dhe qarqeve shkencore të Parisit dhe më gjerë duke prezantuar problematikën historike dhe nacionale të bashkëjetesës së dy popujve më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, popullit shqiptar dhe popullit grek.
libra shqiptar
libra te huaj
