Studiuesi i shpendëve të egër dhe në të njëjtën kohë autori i udhëzuesit të parë të plotë të shpendëve të Shqipërisë Mirjan Topi, vjen me një botim të ri. Ky botim, bazohet mbi një studim të thelluar në literaturën e botuar në vendet shqipfolëse, dhe përfaqëson përmbledhjen më të plotë që është botuar ndonjëherë mbi emërtimin e shpendëve të egër që hasen në vendin tonë. Ky libër është me interes për gjithkënd që është i apasionuar pas kundrimit të shpendëve, ose puna që kryen lidhet me fushën e ornitologjisë apo ruajtjen e natyrës. Krahas të tjerash, ky botim përfaqëson edhe listën më të plotë të shpendëve të Shqipërisë, me 360 lloje, marrë për bazë edhe vrojtimet e disa llojeve të reja gjatë viteve të fundit, si dhe emrat shkencorë të përditësuar, bazuar mbi publikimet e fundit. Studimi është paraqitur në formën e një fjalori të ermrave, ku jepet fillimisht emri shkencor i llojit, ndjekur nga emri i llojit në gjuhën angleze për përdorim ndërkombëtar, emri i llojit në gjuhën frënge dhe në fund: emrat e ndryshëm në shqip që janë përdorur në literaturën e botuar në vendet shqipfolëse. Kjo është realizuar me qëllim që botimi t’i shërbejë jo vetëm lexuesit shqipfolës, por edhe atij anglisht dhe frëngjishtfolës, duke qenë se interesi i vizitorëve të huaj për të kundruar shpendët në Shqipëri po rritet dita- ditës.
libra shqiptar
libra te huaj
