Në veprën Shoqëria pa shkollë, Illich-i i paraqet shkollat si vende ku mbretëron dhe përtërihet konsumerizmi dhe bindja ndaj autoritetit, dhe ku mësimi i vërtetë zëvendësohet nga një garë me pengesa nëpër një hierarki institucionale që, në vend të dijes, shpërndan kredenciale boshe. -Në vend të shkollimit të detyruar, Illich-i propozon një model mësimor që transmeton dije dhe aftësi nëpërmjet rrjeteve të marrëdhënieve informale dhe vullnetare. Illich-i ishte po aq kritik edhe ndaj mjekësisë moderne, të cilën e akuzonte, ndër shumë gjëra të tjera, për shtimin, në vend se pakësimin, e vuajtjeve. Në përputhje me pikëpamjet e tij, në vitet e fundit të jetës Illich-i nuk pranoi të kurohej për një tumor që si përfundim, i shkaktoi vdekjen.
libra shqiptar
libra te huaj
