Eksperienca më profesionale psikologjike… Dhe një nga eksperiencat më
emocionale të jetës. E mbushur me bukurinë që të jep njohja e njerëzve të
rinj; e sfiduar nga vështirësitë dhe e helmatisur nga vuajtjet e tyre të jetës;
e ëmbëlsuar me kënaqësinë e ringritjes së tyre… Siç është jeta njerëzore –
një udhëtim në rrugë të shtruara e në gërxhe të thepisura. Kështu është edhe
eksperienca klinike – një udhëtim i ngjashëm, që tashmë kryhet brenda
psikikës dhe brenda marrëdhënies. Kam nxitur veten të mbaj bashkë me ta
peshën e vuajtjes së tyre pa u shitur mend atyre për këtë. Kam kërkuar të
angazhohem dhe të mbështes… Kam besuar në forcat e tyre dhe kemi arritur
diku. Me shumë sukses, me pak sukses. Sipas rastit.
Ngjarjet që përshkruhen në këtë libër tregojnë në njëfarë mënyre edhe se çfarë
ndodh në studiot e psikologëve. Një pjesë e madhe e punës është e shoqëruar,
si për dreq, me vuajtje. Pse, përsëri do të vuajë njeriu që ka kërkuar ndihmë
psikologjike? Po. Sepse puna psikologjike është një lloj kirurgjie pa anestezi.
Por këtë radhë dhimbja e tij do të jetë rritëse… Si edhe dhimbja që do të ndiejë
psikologu vetë. Unë jam rritur bashkë me klientët e mi.
Ndryshe, nuk do të kisha mundur të ndihmoja…
Autori
libra shqiptar
libra te huaj
