Eshtë Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën. kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimes deri në Portin e Shengjinit. Një qytet i tërë është zënë në grackë. Kush është brenda rrethimit, jeton nën rrebeshin e bombardimeve, të zisë
së urisë dhe ngricës që s’ka zjarr ta shkrijë. Mbijetesa duket si mallkim.
vdekja si shpëtim.
Kole Laca duhet të fotografoje këtë gjeme. Aparati tij nuk përjetëson vetem kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij. Trina do të ngrijë në pllakën e gurit që t’i shpëtojë besës. Një zë që qan nga gurët e kështjellës, do të mallkojë fjalën e dhënë, gjë që e lë pa gjumë Esat Pashën, ndërsa Hasan Rizaja me murgun erëmirë kanë për ta treguar me gisht. Osja Falltores do t’i shohë të gjitha, ndonëse i ndryrë brenda mureve të vetmisë. Në gjithë këtë lëmsh, endet Çerçiz Topulli në kërkim të armikut, pavarësisht se përballë i del veç i premtuari.
Një rrëfim epik për qëndresën e një kombi përmes triumfit të dashurisë.
libra shqiptar
libra te huaj
