Historia e një incidenti, i cili, prej një çerekshekulli pas rënies së komunizmit, është kthyer kokëposhtë në botime të ndryshme, kujtime, intervista, forume letrare, me prirjen për të shfajësuar njërin e për t’i vënë gishtin si fajtor tjetrit. Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit “Dasma”. Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me I. Kadarenë lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.
libra shqiptar
libra te huaj
