Qytetet dhe rrugët, pa njerëz, vërtet të trembin, sepse padashje skicohen si humnera të harruara, në copa sheshesh, nuk dihet se nga cila kohë. E qielli i pastër, habitshëm, mundëson cicërimat e zogjëve, që lajmëtojnë se përsëri ka mbërri pranvera… Po, pra sërish ka ardhun pranvera… Cicërimat e munguara ndër kaq mote, janë kaq të pranshme, në ditënetët e zezonës, çfarë ironie e beftë… Qytetet dhe rrugët heshtin, duken si të vdekura pa njerëz, pa gumëzhimën e zërave, por zogjtë cicërijnë, si kurrë ma parë… jeta vazhdon, megjithatë…
libra shqiptar
libra te huaj
