E ndërsa Luftës së Parë Botërore nuk po i dukej fundi, Alfi Samerfildi i
preu shpresat për ta parë të atin përsëri. Megjithëse e ëma i thoshte
vazhdimisht se babai i tij ishte ngarkuar me një mision sekret nga qeveria,
Alfi ishte i bindur se i ati kishte vdekur. Por, kur krejt rastësisht, Alfi
mëson se i ati ishte në një spital, jo shumë larg Londrës – në një spital
ku trajtoheshin ushtarët me trauma psikike nga shpërthimi i bombave –
vendos ta rrëmbejë të atin nga ky vend i çuditshëm dhe lebetitës.
libra shqiptar
libra te huaj
