Nazim Shtino ka lindur më 1940. Prej vitit 1965 ka ushtruar profesionin e psikiatrit, psikiatrit-ligjor dhe neurologut. Po kështu, ai ka kryer detyrën e mësimdhënies në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në Fakultetin e Mjekësisë dhe në disa universitete jopublike. Në veprimtarinë e tij shkencore bëjnë pjesë këto monografi dhe tekste mësimore: 1.Psikiatria ligjore – Tiranë, 1975 2.Psikiatria ligjore – Tiranë, 1986 3.Personaliteti dhe çrregullimet e tij – Tiranë, 2001 4.Çrregullimet seksuale – Tiranë, 2002 5.Çrregullimet e gjumit – Tiranë, 2003 6.Psikiatria ligjore – Tiranë, 2004 7.Psikiatria ligjore – Tiranë, 2011 8.Vlerësimi i shëndetit mendor tek të dënuarit me privim lirie – Tiranë, 2014
Redi Shtino ka lindur më 1974. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Bolonjës – dega Fakulteti i Juridikut. Në vitin 2015, ai ka mbrojtur titullin doktor i shkencave juridike me temën: “E drejta parlamentare kushtetuese”, pranë Universitetit Shtetëror Tiranë – Fakulteti i Shkencave Juridike. Po kështu, në vitin 2016 ka mbrojtur të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit. Autori ushtron veprimtari pedagogjike në Universitetin Shtetëror të Tiranës (Fakulteti Juridik) dhe në disa universitete jopublike, prej vitit 2008 e në vazhdim. Prej vitit 2016, vazhdon veprimtarinë e tij profesionale pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në sektorin e arsimit shkencor të lartë. Në veprimtarinë e tij shkencore ka kontribuar si bashkëpunëtor në hartimin e tekstit. – E drejta Proceduriale Civile e Bashkimit Europian dhe e Drejta Parlamentare e krahasuar. – Gjeneza Italo-Shqiptare – Tiranë, 2017.
libra shqiptar
libra te huaj
