Pse një pasqyrë e ndryshon krahun e majtë me të djathtin, po jo drejtimin lart e poshtë? Pse mjellmat nuk fluturojnë kurrë nga basenet? Pse gazi mban erë të keqe? Pse anglezët ecin në krahun e majtë të rrugës? Pse pinguinëve nuk u ngrijnë këmbët? Pse akrepat e orës rrotullohen në drejtimin e akrepave të orës? Pse aktoret janë kaq të bukura kur qajnë? Pse e gjejmë shumë shpesh një mik të përbashkët me një të panjohur? Pse nuk e ndiejmë erën tonë? Pse zogjtë shtegtarë nuk e vuajnë ndryshimin e orës?
Pse-të janë pyetje në dukje naive, por mbeten të përjetshme.
Pse-të janë mistere me të cilat, herët a vonë, haset secili prej nesh.
Pse-të janë përgjigje prej të rrituri për pyetjet prej fëmije. Edhe e kundërta.
Pse-të janë mënyra më e sigurt për të shkëlqyer përpara mësuesit të matematikës (që i pyet kaq shumë fëmijët).
Pse?… Ka 120 të tilla…
libra shqiptar
libra te huaj
