Me krime si këto që kryhen ndaj femrave dhe grave, krime që nuk dënohen në shoqërinë tonë, nuk është çudi që ndonjëherë zhytem në dëshpërim e pikëllohem për fatin e shumë njerëzve të pambrojtur në Arabinë Saudite. Përpjekjet e mia për të ndihmuar të tjerët mund të jenë ndonjëherë të vogla, jo domethënëse, pavarësisht sesa mund të përpiqem unë.
Na nevojitet dëshpërimisht një ndryshim në ligjet, kulturën e traditën tonë, që na lidhin me praktikat mesjetare. I mirëpresim me dëshirë këto ndryshime, ndonëse mund të rezultojnë shpesh jo efikase dhe të ngadalta, gati-gati të pashpresa. Por unë refuzoj të heq dorë nga lufta për drejtësi dhe barazi.
libra shqiptar
libra te huaj
