Çfarë është postmodernizmi? Ndërsa jemi futur në shekullin XXI, ja dhe një guidë grafike e tërë konceptit marrëzisht enigmatik që përdoret për të përkufizuar vetë situatën tonë kulturore.
Postmodernizmi pretendon se “moderniteti”, prejardhur nga iluminizmi, revolucioni industrial dhe marksizmi, ka marrë fund. Ne jetojmë në një kulturë “bashkëkohore” të pafund, me kuptime kundërshtuese, parodike, kopjime dhe ndërthurje kulturore.
Kjo është bota virtuale e “hiperrealitetit” që përmban fenomene kaq të çuditshme si amnezinë post – holokaust, Disneylandin, kiberspacion dhe “fundin e historisë” të shpallur nga Fukuyama.
Vepra “Postmodernizmi” duke gjurmuar vragën e rrënjët gjenealogjike të postmodernizmit në art, filozofi e histori na tërheq në një kalërim marramendës shtigjeve të strukturalizmit, semiotikës dhe të quajturit dekonstruksion, tek na e prijnë udhën vetë ikonat e postmodernizmit si Foucault, Levi – Strauss, Barthes, Derrida, Lacan e Lyotard.
Ky libër është një udhërrëfyes kyç për këdo të cilin e tërheqin labirintet apo që magjepsen prej pasqyrash siç është postmodernizmi.
libra shqiptar
libra te huaj
