Ndërtimi evropian është bërë nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t’i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht rishikimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re për të. Për më tepër, zgjerimi i afërt shtron problemin e përkrahjes, që politikat bujqësore, rajonale apo politikat e tjera do ta vendosin në qendër të Bashkimit, i cili do të pushojë së qëni një klub vendesh të pasura. Megjithatë, njohja e këtyre politikave mbetet e vështirë. Aspekti teknik, kompleksiteti dhe shumëllojshmëria e tyre bëjnë që secila prej tyre të jetë çështje specialistësh. Ky libër jep një përmbledhje për të gjitha politikat e Bashkimit Evropian, si për ato që janë tashmë të afirmuara, të cilat kanë lejuar unifikimin e tregut të brendshëm, ashtu dhe për ato që janë më pak të sigurta, të cilat synojnë bashkërendimin e politikave ekonomike dhe sociale të shteteve kombëtare. Një vend i është lënë gjithashtu qarkullimit të lirë të njerëzve, i lidhur tashmë me qytetarinë evropiane si dhe me politikat e jashtme, të cilat, midis tregtisë, bashkëpunimit dhe diplomacisë, kërkojnë unitetin e tyre.
libra shqiptar
libra te huaj
