… Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur të donte t’iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por e sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?! I brengosur që s’po dinte si ta shprehte, Gëzimi i rrëzoi sytë rishtazi mbi kartolinë dhe si bërbëliti e tha diçka nëpër dhëmbë, foli me zë të lartë: -…Tdu shum. I,yti Mark.”…
libra shqiptar
libra te huaj
