Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. Kundërshtitë që bart natyra e saj janë filli i një romani tronditës, për shkak të një historie dashurie të pamundur me nxënësin e saj, Valter Klemer. Pjesën më të madhe të kohës në roman, ajo është e paemër, ajo është AJO.
Erika Kohut nuk ka jetë të vetën, ajo nuk ka kontroll mbi veten dhe instikti dhe revolta e heshtur e çojnë në vetshkatërrim, duke e kthyer në protagonisten e një historie të ndërtuar me fantazi mazohiste. Atë çfarë s’mund ta plotësojë ditën dhe hapur, e kërkon natën dhe fshehur në rrugët e bordellove vjeneze. “Pianistja”, kjo histori ironike dhe therëse, e shkruar me një shtjellë metaforash, është një parodi psiko – analitke dhe letrare mbi marrëdhëniet nënë – bijë.
Dashuria e nxënësit për mësuesen e vet, nën mjeshtërinë e Elfriede Jelinek, kthehet në një dramë “klasike” të joshjes erotike nxënës – mësues. Ky libër është një “akuzë” madhështore, që kërkon shumë më tej realitetit të sotëm vjenez, duke pushtuar miliona lexues të botës.
libra shqiptar
libra te huaj
