“Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës”, nga librat klasikë më të njohur të letërsisë për fëmijë, vazhdon të mbetet shumë argëtues për t’u lexuar ende sot. Katër fëmijë të shkathët – Sirili, Roberti, Antea, Xhejni – dhe vëllai i tyre i vogël po kalojnë pushimet e verës në një shtëpi në fshat, jashtë Londrës, kur zbulojnë një krijesë të çuditshme të quajtur Psamiad. Ai është një qenie e pazakontë dhe pak koprrac, por nëse fëmijët sillen mirë me të, mund t’u plotësojë çdo ditë nga një dëshirë, pasojat e të cilave zgjasin deri në muzg. Por, dëshirat nuk shkojnë gjithmonë dhe aq mirë për fëmijët… Me pak fjalë, magjia i fut në situata të vështira, të cilat ata i zgjidhin me mençuri!